Ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne ka paralajmëruar klubin se nuk do qëndrojë nëse mbetet dënimi për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vite.
Belgu gjatë viteve të fundit ka qenë në top formë te “Qytetarët” duke u cilësuar si mesfushori më i mirë në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Por, De Bruyne ia ka bërë me dije klubit se dy vite pa Ligë të Kampionëve është shumë, andaj mund të largohet.
“Jam duke pritur edhe pak. Klubi na ka thënë se do e apelojnë dënimin. Janë 100% të sigurt që kanë të drejtë”.
“Kam besim te klubi. Nëse thonë që është e vërtetë, atëherë iu besoj. Do presim dhe shohim çfarë do ndodh. Kur të shoh vendimin përfundimtar do të mendoj”.
“Dy vite pa Ligën e Kampionëve do të ishte shumë. Një vit është diçka me të cilin mund t’ia dal”, deklaroi ai.
Real Madrid që disa vite ka interesim për De Bruyne, por City asnjëherë nuk ka pranuar të nis negociatat.
Kontrata e 28-vjeçarit me kampionin momental të Anglisë skadon në verën e vitit 2023./arbresh.info.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...