Lojtari më i mirë i Manchester City, Kevin De Bruyne ka komentuar situatën aktuale në Premierligë.
Ai ndër të tjerash ka folur edhe për rivalët e Liverpool, të cilët në garën për titull janë të vetmit konkurrent për “Citizens”.
Ai ka thënë se nuk shqetësohet për ta dhe është i koncentruar në ndeshjet që skuadra e tij ka përpara.
“Nuk jam dhe aq i shqetësuar për Liverpool. Ata do të bëjnë atë që bëjnë dhe ne duhet të provojmë të fitojmë ndeshjet tona dhe të ecim përpara” ka thënë fillimisht mesfushori belg pë faqen zyrtare të Manchester City.
“Ata do të tentojnë të mbajnë këtë ritëm me ne. Por, është akoma shumë herët” ka thënë tutje ylli i City.
“Nuk ka presion. Ne duhet të bëjmë atë që ne bëjmë” ka përfunduar De Bruyne.
Kujtojmë se lojtari ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, mirëpo është rikthyer për tu inkuadruar si zëvendësues në ndeshjen e fundit të Manchester City.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...