Kevin de Bruyne është jashtë derbit të Manchesterit pasi lëndoi gjurin kundër Fulhamit.
Ylli i Manchester Cityt ka humbur tashmë gjashtë javët e para të këtij sezoni dhe pritet të mbetet jashtë fushave të blerta edhe për një muaj.
Pos përplasjes me rivalët e Manchester United më 11 nëntor, De Bruyne do të humbasë edhe ndeshjet kundër Southamptonit, West Ham Unitedit si dhe sfidën e Ligës së Kampionëve me Shakhtar Donetskun.
Trajneri Pep Guardiola tha të enjten shkurt se “Ai është duke u kontrolluar me mjekët, kështu që nuk e di asgjë tani për tani”.
Futbollisti ka luajtur disa minuta në sfidën kampionale gjatë javës së kaluar, kur Citizens shënuan fitore minimale me rezultat 1-0 kundër Tottenham Hotspur.
Theksojmë se belgu ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon pasi plagosi gjurin në ndeshjen e Ligës Premier Ligës kundër Arsenalit.
Ndryshe, Bryune deri më tani ka pasur 100 paraqitje për Cityn dhe ka shënuar 21 gola. /Telegrafi/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve