Guardiola beson se De Bruyne meriton çmimin e lojtarit të vitit në Premierligë.
Manchester City shkatërroi Swansean me rezultatin e thellë 5-0 në Etihad dhe ka treguar se nuk ka ndërmend ta ulë ritmin deri në fund të sezoni, ku synon rekorde të shumta, veçuar atë të pikëve dhe golave.
Në këtë ndeshje shënoi gol Kevin De Bruyne, që sipas Pep Guardiolës, ai duhet ta fitojë çmimin “Lojtari më i mirë Vitit në Premierligë”.
“De Bruyne… Nëse ai nuk e fiton çmimin e Lojtarit të Vitit atëherë urime kujtdo që e fiton”, u shpreh fillimisht Guardiola.
“Për mendimin tim, nuk ka lojtar më të mirë se ai në bazë të vazhdimësisë çdo tre ditë në të gjitha kompeticionet”, shtoi ishi i Barcelonës e Bayern Munich.
“Ka lojtarë që janë më të mirë se ai në bazë të shifrave. Por këtë sezon, ai (De Bruyne) ka qenë më i miri”
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona