Google ADS

De Bruyne e Sterling në ‘radarin’ e Real Madrid-it

14:52 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Real Madrid synon që në verë të transferojë dyshen e Manchester City-t, Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne.

“Galaktikët” janë në dijeni që “Qytetarët” në dy vitet e ardhshme nuk do luajnë në Ligën e Kampionëve dhe do e shfrytëzojnë këtë rast, transmeton portali arbresh.info.

Belgu e ka pranuar se do largohet nëse ky vendim mbetet, ngase nuk mund të qëndrojë dy vite pa marrë pjesë në garën me prestigjioze në botë.

Kurse, anglezi që disa vite është i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”, por ende s’është arritur ndonjë marrëveshje.

Kartoni i De Bruyne vlen rreth 150 milionë euro, kurse i Sterling afro 200 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do arrijë t’i realizojë këto dy super levizje./arbresh.info.

Të ngjashme