Vetëm pak orë pasi është larguar nga Shqipëria, ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi, Gianni De Biasi ka nxituar të marrë fjalën për të shpjeguar motivet që e kanë detyruar atë të dorëhiqet nga detyra.
Motive që larg kamerave dhe mikrofonëve të shqiptarëve, janë më të drejtpërdrejta nga ato që ish-kreu i pankinës së kombëtares së Shqipërisë prononcoi në konferencën më mediat të dhënë ditën e mërkurë. Aq të ndryshme, sa që De Biasi, hapur, ia faturon dorëheqjen e tij futbollistëve, të cilët sipas tij, u vetëkënaqën e u ngopën pas Evropianit.
“Nuk ikëm në Shqipëri për të humbur kohë, donim të çudisnim e surprizonim dhe ia dolëm. Është shumë bukur të jesh kaq i vlerësuar. Të thuash që isha i emocionuar është shumë pak, ishin pesë vite e gjysmë të jetës time. Me Shqipërinë bëmë diçka të paimagjinueshme, ishte një udhëtim shumë i gjatë. Pas Europianit shpresoja të gjenim një ndjesi të re, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Më mbeti hidhërimi në gojë, këta djem u vetëkënaqën disi dhe kjo është keqardhja ime e vetme”, deklaroi De Biasi për Radio 24.
“Në mënyrë të pandërgjegjshme humbëm një pjesë të oreksit dhe grintës, ndonjëri u ndje i ngopur, me barkun plot. Humbja në Luksemburg më zhgënjeu shumë, atë natë mora vendimin tim. E ardhmja? Nuk kërkoj asnjë pankinë në Seria A, do të doja të qëndroja në perëndim, në një vend ku të jem në qendër të projektit. Dua të kem kartë të bardhë në zgjedhjen e futbollistëve, në radhë të parë për vlerat humane, pastaj ato teknike”, përfundoi ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...