De Biasi vendos për futbollistin nga Kosova

18:32 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

 Zënka e mesfushorit me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, duket se ka lënë pasoja edhe për të ardhmen. 

Kur kuqezinjtë do të luajnë dy takime, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese ndaj Izraelit, mesfushori i Baselit pritet të mos jetë pjesë.

Xhaka ka qenë një nga lojtarët kryesor të De Biasi, por që pas ndeshjes së parë në Evropian me Zvicrën, gjërat nisën të mos ishin më njësoj. Në grumbullimin e fundit të Kombëtares, gjërat precipituan dhe lojtari u largua nga grumbullimi.

Ai më pas deklaroi për “Panorama Sport” se nuk do të pranonte të vinte më në kombëtare, për sa kohë në krye të saj të ishte trajneri italian.

Duket se ajo zënkë ka lënë ende pasoja dhe për këtë ajo që do të vuajë është pikërisht skuadra kombëtare që humb një nga futbollistët që ka qenë pjesë e grupit që arriti kualifikimin në “Euro 2016”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme