Ekskluzivisht për radion italiane “Tutto mercato web” në mikrofonin e gazetarit Lorenzo di Benedetto, trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka deklaruar “Deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë, më pas të shohim”.
Gianni De Biasi ka komentuar për këtë radio ndeshjen mjaft të pritshme të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme mes Napolit e Juventusit, përkatësisht të renditura në vend të 3-të e në vend të parë të kampionatit italian.
“Ka qenë një garë e madhe e luajtur mirë nga të dyja skuadrat, është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare. Napolit i mungoj vetëm goli i dytë, ndërsa bardhë e zinjtë paguan faktin se shënuan mjaft shpejt e më pas u rehatuan”, shtoi italiani.
Duke iu referuar ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet ditën e mërkurë po mes këtyre dy skuadrave, por kësaj herë për Kupën e Italisë, Gianni De Biasi tha se “çdo ndeshje ka historinë e saj e të shohim çfarë do të ndodh”.
Pyetjes së gazetarit italian mbi ecurinë e lojës së futbollistit juventinas Higuain , Gianni De Biasi deklaroi se “Higuain ka shënuar mjaft e nëse ndonjëherë i ndal golat, kjo e bën atë më human, pasi shumë herë duket si i zbritur nga planeti Mars. Juventusi po punon për të arritur në një formë mjaft të mirë në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës”.
Ndërsa pyetjes së gazetarit mbi të ardhmen e tij trajneri i kombëtares shqiptare përgjigj “E ardhmja ime? Deri më 31 tetor jam trajner i Shqipërisë, më pas të shohim!”. /oranews/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?