Dita e fundit kur Gianni De Biasi diskutohej në elitën e trajnerëve të Serie A ishte 21 shkurti i vitit 2010.
Që prej asaj kohe, tekniku nga Sarmede është endur mes shumë pankinave, me aventurën në Kombëtaren e Shqipërisë si kulmin dhe suksesin e padiskutueshëm të tij personal.
Tani, 61-vjeçari po diskuton detaje, në akordin me skuadrën modeste të Spalit.
Ekipi që lufton për mbijetesën në kampionatin italian është i treti nga fundi në renditje dhe me vetëm 17 pikë të grumbulluara.
Fitorja mungon që prej 17 dhjetorit dhe situata komplikohet me largimin e mundshëm të trajnerit Leonardo Semplici.
Kandidatët për ta pasuar po diskutohen vetëm dy: Eduardo Reja dhe Gianni De Biasi, me këtë të fundit gjithmonë e më shumë në rritje.
Eksperienca e fundit e De Biasit në pankinën e Alaves ishte e dështuar dhe tekniku italo-shqiptar po kërkon të vihet në diskutim edhe në një post ku rrezikon shumë, ashtu si zakonisht në karrierën e tij, me ekipe “outsider”, por që bëjnë shpesh surprizën. /tch/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...