Gianni de Biasi, trajneri i Alavesit, u ka dal në mbrojtje futbollisteve dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare pas humbjes nga Spanja me rezultat 3:0.
Strategu italian, Gianni De Biasi e kishte shikuar nëpërmjet televizorit ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë.
De Biasi, i cili tani drejton Aalvesin, u ka dal në mbrojtje futbollisteve dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare pas humbjes nga Spanja me rezultat 3:0.
“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat”, ka deklaruar De Biasi për Panorama Sport.
“Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, ka shtuar ai.
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...