De Biasi i fton për herë të parë në Kombëtare këta futbollistë

13:20 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Enea Koliçi me shumë gjasa do të grumbullohet me Kombëtaren shqiptare në sfidën me Italinë, pasi siç dihet mungon Etrit Berisha i pezulluar.

Sipas “Panorama Sport”, trajneri Gianni De Biasi e ka në plane portierin e Kukësit për këtë ndeshje, që së bashku me Alban Hoxhën dhe Thomas Strakoshën do përbëjnë treshen e thirrur për portën, ndërsa siç dihet, Orges Shehi është tashmë pjesë e stafit.

Nga Superiorja është “piketuar” edhe Lorenc Trashi, teksa “Sport Ekspres” shkruan se mesfushori mund të jetë në listën e trajnerit italian për sfidën e radhës. Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe më shumë, pasi ende nuk janë shpërndarë ftesat nëpër klube.

Të ngjashme