De Biasi emocionin të gjithë me fjalët e tij në ‘Facebook’

20:18 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri italian Gianni De Biasi është shkarkuar nga pozita e trajnerit në skuadrën e Alavesit, përcjellë arbresh.info nga Sportmediaset. 

Aventura e 61-vjeçarit në klubin e La Ligas nuk ka zgjatur më shumë se tre muaj.

Ai ka arritur tre fitore dhe gjashtë humbje në klubin e Alavesit.

Gianni De Biasi është trajneri më I dashur për shqiptarët pasi që e ka drejtuar Kombëtaren në kualifikimin historik në Euro 2016.

De Biasi ka reaguar në rrjetin social Facebook. “Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alavesh”, shkruan Gianni De Biasi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme