De Biasi e teston këtë formacion

09:05 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Si asnjëherë më pare formacioni i kombëtares së futbollit ka pikëpyetje të mëdha për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi.

Mungesa e përhershme Berisha, Mavraj, por edhe skualifikimi i Gjimshitit ka hapur skenare të rinj për aktivizimin e disa futbollistëve, në pozicione jo natyrale.

Kështu në portë, Ginani ka dy kandidatura. Strakosha dhe Alban Hoxha, por duket se portieri i Lazios ka marrë kredite shumë nga aktivizimet në Seria A. Këtë ka provuar edhe De Biasi.

Në të djathë mendohet Hysaj i Napolit dhe në të majtë kapiteni Agolli. Në qendër rikthehet Ajeti , por atë mendohet ta shoqërojë në zemër të mbrojtjes Kukeli, i cili në pozicionin e qendërmbrojtësit është provuar në ndeshjen me Zvicren në evropian.

Tri do te kenë në qendër të mesfushës, Xhaka, Abrashi dhe Memushaj, ndërkohë djathtas mendohet të jete Lila dhe majtas Rishi. Në sulm mendohet që të aktivizohet i vetëm Sadiku edhe ky është një rikthim pas një mungese.

Pra De Biadi mendohet të jetë prapë me skemën e tij të preferuar 4 -5 -1. Gjithsesi këto janë prova të italianit në stërvitje, por nuk përjashtohet gjithnjë edhe surpriza para ndeshjes.

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme