De Biasi e kreu sot obligimin si qytetar shqiptar, hedh votën në kuti

13:13 | 25 Qershor 2017
Arbresh.info
Pak ditë më parë, Gianni De Biasi mbylli të gjitha marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke u larguar nga stoli i Kombëtares kuqezi.
 Megjithatë, De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe mesditën e sotme ai ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Ish-trajneri i Kombëtares ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet./ Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme