Në një intervistë të dhënë sot për ‘Radio anch’io sport’, ai dha disa sinjale për atë që do të ulet në pankinën e kuqezinjve.
Gianni De Biasi e di se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të kuqezinjve, Në një intervistë të dhënë sot për ‘Radio anch’io sport’, ai dha disa sinjale për atë që do të ulet në pankinën e kuqezinjve.
“Besoj se do të jetë një italian. E di pak a shumë emrin por është më mirë të mos e them tani. Mendoj se do të bëhet një zgjedhje me qetësi.
I ri apo me eksperiencë? Mendoj se kërkojnë trajnerë me eksperiencë të mjaftueshme, jo një shumë të ri. Mendoj se gjithçka është përmbledhur në tre kandidatura italiane apo me origjinë italiane”, tha De Biasi.
Sa i përket të ardhmes së vetë trajnerit, i cili ka sqaruar se po shqyrton një ofertë larg Italisë.
“Për momentin nuk kam asnjë situatë të hapur. Ose më mirë të themi një është hapur dje, gjithmonë jashtë, shumë më larg se Shqipëria. Të enjten do të zhvilloj një takim dhe të shohim se si do të shkojë”, tha De Biasi.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez