Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite janë dy skuadrat e radhës që i shtohen ekipeve të kualifikuara në Botërorin 2018 nga zona e Azisë, duke lënë jashtë, në mënyrë të papritur, Australinë.
Edhe pse ajo shihej si favorite, do të duhet të kërkojë kualifikimin në play-off ndaj Sirisë.
Australia fitoi sot ndaj Tajlandës 2-1, por fitorja 1-0 e Arabisë Saudite ndaj Japonisë, bëri që “kangurët” të përfundonin në vendin e tretë.
Menjëherë pas këtyre rezultateve, në Australi kanë nisur kritikat dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Ante Postecoglu, duke kërkuar që ekipin në play-off ta drejtojë dikush tjetër, përcjell “Panorama Sport”.
Kandidati kryesor është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili ka qenë prej kohësh në kontakte me federatën në këtë vend.
Nëse federata do të shkarkojë Postecoglu këto ditë, detyra do t’i besohet De Biasit që të drejtojë ekipin në dy ndeshjet ndaj Sirisë dhe nëse siguron Botërorin, të drejtojë “kangurët” në Rusi 2018.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...