Gianni de Biasi dhe Gennaro Gattuso janë favorit për të marrë detyrën si trajner te Sampdoria.
Sampdoria është në kërkim të një trajneri të ri pasi Eusebio Di Francesco u largua dje me pëlqim të dyanshëm, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet nga Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, “Blucerchiati” është takuar më herët me Gattuson me shpreson për të bindur atë që të marrë detyrën në klub.
Megjithatë, fituesi i Kampionatit Botëror thuhet se nuk është i interesuar për një rol të tillë ndërkohë që Sky Sport Italia thekson se ai “nuk është i hapur” për të marrë detyrën te Sampdoria.
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve ANSA e pranon se Massimo Ferrero është duke tentuar të bind Rinon por në vend të tij mund të detyrohet të kthej vëmendjen te De Biasi.
Tuttomercato është më pozitiv për shanset e 63-vjeçarit duke shpjeguar se “një takim ka ndodhur mes tij dhe Sampdroias më herët dhe se “raporti i tij i mirë” me drejtorin sportiv Carlo Osti mund të jetë vendimtar.
De Biasi ka qenë i pa punë qysh pasi Alaves e shkarkoi atë pas vetëm 10 ndeshjeve në nëntor të vitit 2017, megjithëse trajneri dërgoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian 2016 për herë të parë në histori të tyre./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...