Në mesjavë u zhvillua xhiroja e 13-të në Ligën Unike, ku kishte disa takime interesante.
Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Darell Davis i Prizrenit 16, 59. Ai kundër Teutës shkëlqeu me 49 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime. Ai luajti për 45 ndaj skuadrës durrësake, ku ndeshja shkoi në vazhdime dhe u fitua nga prizrenasit 103:110. Edhe pse humbi, te Teuta zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme, Nasir Core me 33 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. Core shënoi edhe tre pikëshin 13 sekonda para fundit, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.
Rahoveci shënoi fitore të pritur ndaj Kamza Basket në udhëtim 70:103, ndërsa te Vreshtarët, bindshëm më i miri në parket ishte Makol Maweirn me dyshifror të dyfishtë, 27 pikë e 17 kërcime.
Ndërkohë, Vllaznia shënoi fitore në udhëtim ndaj Pejës, ku te shkodranët u dallua Andre Walker me 21 pikë, tre kërcime dhe një asistim.
Fitore të pritur ka shënuar kampioni dhe lideri Golden Eagle Ylli ndaj Tiranës, 96:72. Te kampionët u dallua Mikaile Tmusiq me 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Darell Davis (Prizreni 16) 49 pikë, 10 kërcime, 4 asistime
Nasir Core (Teuta) 33 pikë, 7 kërcime, 7 asistime
Makol Maweirn (Rahoveci) 27 pikë, 17 kërcime
Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 2 kërcime, 2 asistime
Andre Walker (Vllaznia) 21 pikë, 3 kërcime, 1 asistim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...