Davis dhe James të pandalshëm për kundërshtarët, Lakers marrin fitore të madhe në derbin e qytetit
09:11 | 9 Mars 2020
Arbresh.info
LeBron James ka treguar forcën e tij në dy ndeshjet vendimtare të skuadrës së tij.
Los Angeles Lakers u përballë me dy rivalët kryesorë për titull, Milwaukee Bucks dhe LA Clippers brenda dy ditëve dhe arritën dy fitore.
Në derbin e qytetit Lakers kanë triumfuar me nëntë pikë diferencë 112:103.
Dyshja LeBron James – Anthony Davis kanë shkëlqyer, ku ‘Mbreti’ realizoi 28 pikë, shtatë kërcime, nëntë asistime e dy bllokada, teksa Davis shtoi 30 pikë, tetë kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë.
Me lojë të mirë u dallua edhe Avery Bradley që shënoi 24 pikë në këtë takim dhe kontribuoi me dy topa të vjedhur.
Paul George me 31 pikë dhe Kawhi Leonard me 27 të tjera ishin më efikasit te Clippers, por që nuk mjaftuan për fitore.
Me fitoret ndaj Bucks dhe Clippers, Lakers treguan që janë favoriti kryesor për ta fituar titullin e kampionit këtë edicion në NBA.
Falë kësaj fitore Lakers vazhdojnë të qëndrojnë bindshëm në pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 49 fitore e 13 disfata, teksa Clippers janë në pozitën e dytë me 43 fitore e 20 humbje. /Telegrafi/
Rezultatet:
LA Clippers – LA Lakers 103:112
Minnesota Timberwolves – New Orleans Pelican 107:120