Jo vetëm Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka gati një tjetër përforcim fantastik për sezonin e ardhshëm. Alphonso Davies ka kontratë deri në 2025 me Bayern Munich.
Por, anësori i majtë ka refuzuar deri tani propozimet për rinovim. Gjë që detyron gjermanët ta shesin në verë te “Los Blancos”. Për të mos e humbur me parametra zero.
Dëshirë e vjetër e kanadezit për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, siç theksoi kohë më parë Nedal Huoseh, menaxheri i tij.
“E duan në Premier League, por edhe Reali e pëlqen. Është normale që gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.
Alphonso bisedon çdo ditë me David Alaba, me të cilin ka krijuar një miqësi të madhe gjatë periudhës që luanin bashkë te Bayerni”.
Bavarezët nuk janë dorëzuar ende në lidhje me rinovimin, por në të njëjtën kohë nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar pasardhësin e 23-vjeçarit.
I përzgjedhuri është Andrew Robertson, “raketa” e krahut të majtë të Liverpoolit dhe kapiteni i kombëtares skoceze.
Lojtari nga Glasgoë luan në “Anfield” prej vitit 2017. Me The Reds ka fituar gjithçka dhe mund të tundohet nga ideja për të provuar një aventurë të re.
Gjithsesi, për drejtuesit e Bayernit nuk do të jetë e thjeshtë të arrijnë një marrëveshje. Pasi Liverpooli e vlerëson shumë 29-vjeçarin./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...