Ish- ylli i Barcelonës dhe Atletico Madridit, David Villa ka zbuluar se sa afër ishte për të nënshkruar për Arsenalin në të kaluarën.
38-vjeçari, i cili vari këpucët në gozhdë para disa muajve pas një karriere 19-vjeçare dhe 15 trofeve të fituar, bëri emër në Spanjë para se të luante në ShBA dhe Japoni.
Por, mund të ishte shumë ndryshe nëse një lëvizje e propozuar nga Arsenali do të materializohej pas bisedimeve me menaxherin Arsene Wenger.
Ish-sulmuesi, i cili ishte duke luajtur për Barcelonën në atë kohë, ka zbuluar së fundmi këtë histori.
David Villa was ‘90% certain’ of joining Arsenal https://t.co/eXqectBMEx pic.twitter.com/v7sF7QBxSP
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 26, 2020
“Ne ishim në shumë takime dhe kishte shumë thirrje. Ndjeja 90 për qind në atë moment që do të shkoja te Arsenali dhe Arsene Wenger”, ka thënë fillimisht Villa për BBC Sport.
“Por, në atë moment ne nuk arritëm në marrëveshje, Atletico Madridi arriti dhe brenda tre ose katër ditësh rregulloi gjithçka”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse do të nënshkruaja për Arsenalin”.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Atleticon, jo vetëm për fitimin e ligës, por për gjithçka. Jam shumë i lumtur që bëra atë zgjedhje”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok