Google ADS

David Silva nuk largohet, mbetet te Manchester City

14:20 | 14 Maj 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester City-t, David Silva do ta rinovojë kontratën me klubin anglez.

Kontrata e mesfushorit skadon muajin e ardhshëm, mirëpo nuk do largohet nga “Etihad”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Times, Silva ka pranuar ta rinovojë kontratën edhe për një sezon.

Valencia dhe Inter Miami ishin në kontakte me spanjollin, por thuhet se i ka refuzuar.

Gjatë këtij sezoni, 34-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tetë asistime në 28 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme