Mesfushori i Manchester City-t, David Silva ka konfirmuar se në fund të sezonit do largohet nga “Etihad”.
Silva ka kaluar plotë një dekadë në fanellën e “Qytetarëve” dhe kishte raportime se do e rinovojë kontratën edhe për një sezon, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, spanjolli ka konfirmuar se do largohet sapo ky sezon të përfundojë, derisa është i gatshëm për sfidën e radhës.
“Kur them diçka, vazhdojë përpara. Më vjen keq, jam këtu që 10 vite dhe kam arritur çfarë kam dashur”.
“Do ta mbajë klubin në mendje për gjithçka që kam përjetuar. Nga momentet e para, njerëzit me kanë trajtuar shumë mirë. Kanë respekt dhe admirim të madh. Por, familja ime ka nevojë për një sfidë të re”, tha ai.
Pavarësisht moshës Silva, kërkohet nga disa skuadra të mëdha, si AC Milan, Valencia dhe Inter Miami./arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?