David Moyes e ka braktisur pozitën e trajnerit në West Ham United, pasi ia doli ta mbante klubin në Premierligë pas një sezonit shumë të vështirë 2017/18.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, ishte emëruar si zëvendësues i Slaven Bilicit në nëntor, por është lejuar të largohet në fund të kontratës së tij afatshkurtër, transmeton Gazeta Express.
Përveç Moyes, West Ham konfirmon se edhe ndihmësit e tij, Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay janë larguar nga klubi.
Kryetari i klubit, David Sullivan, ka thënë në një komunikatë për media: “Dua ta falënderoj sinqerisht David Moyesin dhe stafin e tij për arritjen e synimit për ta mbajtur West Hamin në Premierligë”
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...