David Moyes lavdëron Adnan Januzajn

21:09 | 24 Shkurt 2017
Arbresh Info

Sipas ish trajnerit të Manchester United, David Moyes, kosovari Adnan Januzaj është duke performuar më mirë si një i huazuar në Sunderland sepse është duke luajtur më shumë në qendër.

21-vjeçari ka shpenzuar një sezon në formë huazimi tek Sunderlandi pas ribashkimit me trajnerin David Moyes gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

“Ndoshta unë jam më i ashpër me Adnanin sesa me dikë tjetër, por ai e di që unë jam duke e bërë këtë për të mirën e tij. Ai është një lojtar më i mirë në këtë mënyrë”, tha fillimisht Moyes.

“Ai ndoshta kritikohet më shumë nga unë sesa dikush tjetër sepse unë mendoj se ai është i aftë për më shumë. Ai ka një talent që duhet ta shfaq më shumë tek ne. Gjuha e tij e trupit nganjëherë të bën që të mendosh se nuk është duke punuar mjaftueshëm, por nuk është ky problemi”

“Ai ka qenë i shkëlqyer dhe përpjekjet e tij për klubin kanë qenë gjithashtu të shkëlqyera si një lojtar në front. Ai është një djalosh i ri. Ai duhet të asistoj tek Jermain dhe më pas ai ta mbyll me gol”

“Ne jemi përpjekur për ta vendosur atë më shumë në qendër sepse ai mund ta na lidh më lehtë me lojtarët e tjerë dhe është më shumë në gjendje të tejkaloj lojtarët duke krijuar më shumë hapësirë”

“Ai mund të shënojë dhe do të shënojë gola, por unë dua që ai të jetë gjithashtu kreatori i golave”, përfundoi trajneri skocez./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme