Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz ka thënë se trajneri Mikel Arteta, mund të bëhet trajneri më i mirë në botë.
Arteta para dy javëve është emëruar në stolin e “Topçninjve”, mirëpo ende nuk ka arritur të fitojë pasi ka barazuar me Bournemouth dhe ka humbur kundër Chelseas.
Mirëpo, braziliani beson që tekniku spanjoll është inteligjent dhe mund të bëhet më i miri në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Për mua, Arteta do të bëhet më i miri në botë. Kam pasur mundësinë të trajnohen nga shumë trajnerë në karrierën time, Është inteligjent, ishte lojtar andaj është i zgjuar”
“Mendoj që do bëhet më i miri, por duhet ti ndihmojmë për të bërë më të mirën. Kur e njeh futbollin është shumë lehtë për të shpjeguar”
Arsenal për momentin është në pozitën e 12-të në tabelë me 24 pikë./arbresh.info.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024