Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz ka deklaruar se ai e do lojën e Maurizio Sarrit.
Loja e Sarrit ka marrë etiketimin si ‘Sarriball’, që mbështetet në lojën me presion dhe me posedim të madh.
‘’Blutë’’ nuk është që ka bindur deri tani me lojën e tyre, megjithatë po shpresojnë që në një të ardhme të bëjnë futbollin më të bukur, shkruan lajmi.net.
‘’Është filozofia e tij të ketë shumë posedim dhe të krijojë shumë mundësi dhe ai po përpiqet ta bëjë këtë”,tha ai për Sky Sports.
‘’Unë mendoj se ai tashmë po bën punë të mahnitshme sepse në të kaluarën të gjithë po thonin ‘ah Chelsea nuk e kontrollon ndeshjen, Chelsea nuk luan shumë me top, Chelsea luan vetëm kundërsulme’ dhe të gjithë kritikonin Chelsean’’.
‘’Tani ne po kontrollojmë ndeshjen, ndonjëherë po e humbim edhe pse e kemi posedimin’’.
‘’E dua mënyrën se si Sarri e sheh futbollin’’, përfundoi mbrojtësi brazilian.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...