David Luiz thuhet se është i gatshëm të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica, raportojnë mediat angleze.
Mbrojtësi i Chelseat, Luiz, është duke u lidhur me një rikthim të bujshëm në Benfica.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Luiz është gati të kthehet te gjigantët portugezë të Benficas – nëse nuk arrin të marrë një kontratë të re në Chelsea.
Braziliani është një agjent i lirë në verë dhe Blutë ende nuk i kanë ofruar 31-vjeçarit një zgjatje për të qëndruar në Stamford Bridge.
Raportet e mediave braziliane pohojnë se Luiz tani është në bisedime me Benficën, klubin me bazë në Lisbonë.
Luiz aty kaloi katër para se të transferohej te Chelsea për herë të parë në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh në vitin 2011.
Palmeiras janë të interesuar të marrin Luizin përsëri në Brazil, me ish-trajnerin e Chelseat, Luiz Felipe Scolari, që po i kërkon klubit të bëjë një marrëveshje.
Mbrojtësi brazilian ka luajtur për disa vite edhe te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...