Ylli i Chelseat, David Luiz, ka folur për herë të parë që nga mos përfshirja e tij në skuadër nga Antonio Conte për derbin kundër Manchester United.
Besohet se Luiz dhe Conte kanë pasur një përplasje verbale, pasi ky i fundit nuk është i kënaqur me paraqitjet e qendërmbrojtësit brazilian, transmeton arbresh.info.
Sipas disa raportimeve futbollisti brazilian beson se e tërë kjo është një keqkuptim ndërmjetë tij dhe Contes.
Luiz ka postuar një foto me një tifoz të tij në rrjetin social Instagram duke shkruar: ‘Jeta është e mrekullueshme! Falënderit ty dhe të gjithë fansëve të mij.
Trajneri italian Conte pas takimit me Man Utd e shpjegoi vendimin e tij për ta lënë jashtë listës së futbollistëve që ishin të gatshëm për të luajtur duke thënë se ishte vetëm lëvizje taktike dhe se Christensen e meritonte të luante.
Conte ka vendosur një regjim të ashpër te kampionët italian pasi ai largoi sulmuesin kryesor të skuadrës, Diego Costa. /arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...