Portieri spanjoll, David De Gea, ka aloduar se nuk do të largohet nga futbolli anglez dhe nga skuadra e Manchester Uniter, për një transferim te Real Madrid.
Ish portieri i Atletico Madrid është në planet e Realit tash e disa vite dhe ishin shumë afër arritjes së transferimit të tij në veren e vitit 2015.
Kontrata e spanjollit përfundon në fund të vitit të ardhshëm, dhe se United ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
Por, trajneri portugez Jose Mourinho është në bisedime me klubin që t’ia përmirësojnë kontratën e spanjollit, i cili është një nga futbollistët kryesor të djajëve të kuq.
Megjithatë, De Gea ka përsëritur se është i lumtur në Manchester.
“Unë jam shumë i qetë, data me rëndësi është 15 qershori. Kupa e Botës është me rëndësi, që ne të bëjmë një paraqitje të mirë, për skuadrën dhe që të shkojnë gjërat sa më mirë. Personalisht, jam shumë i lumtur, aty ku jam, i lumtur dhe në të njëjtën kohë i fokusuar në kombëtare”, ka deklaruar De Gea.
De Gea sezonin që shkoi në Premier League, fitoi “Dorzën e Artë”, pasi që në 18 ndeshje portën e kishte të pa tundur nga topi. /arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe