David De Gea vendos për Real Madridin

17:31 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

David De Gea nuk do të transferohet te Real Madridi.

Portieri spanjoll ka vendosur të refuzojë çdo ofertë nga “Los Blancos” në verë, për të qëndruar në “Old Trafford”.

Sipas “TMW”, De Gea është i lumtur nën urdhërat e Jose Mourinhos dhe dëshiron të mbetet te Unitedi, pasi që skuadra ka gjasa reale që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Me të marrë këtë lajm, drejtuesit e Realit kanë ndërruar objektiv dhe tashmë synojnë Thibaut Courtoisin e Chelseat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme