Google ADS

David de Gea si Lionel Messi, moment magjik nga portieri

14:04 | 22 Tetor 2017
Arbresh Info

Pas barazimit pa gola ndaj Liverpoolit, Manchester United hyri në vikend të Premierë Ligës me dy pikë prapa rivalit – Manchester City.

Skuadra e Jose Mourinhos dukej mjaftë e përgatitur në fitoren solide në Benfica në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkur para udhëtimit te Huddersfield Town pasditen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, shumë gjëra përfunduan keq për Manchester United të cilët humbën 2 me 1 nga skuadra e promovuar këtë sezon në Premierë Ligë duke i dhënë fund rekordit të tyre si të pamposhtur këtë sezon.

Por, David de Gea shfaqi klasin e tij edhe pse “Djajtë e Kuq” ishin duke pasur probleme.

Në minutën e 32′, Depoitre iu afrua De Geas derisa portieri spanjoll po përpiqej për të kontrolluar topin brenda zonës së rreptësisë.

Manchester United në ato momente ishte në disavantazh për 1 me 0 dhe nën presion të madh nga nikoqirët, por kjo nuk e ndali portierin të vazhdojë qëndrimin si i qetë duke prodhuar tutje një moment magjik.

Ashtu siç mund ta shihni më poshtë, De Gea ia hodhi mbi kokë topin Depoitres në stilin e superyllit të Barcelonës – Lionel Messi./arbresh.info/

https://twitter.com/PureFootballYT/status/921749447763222530

https://twitter.com/iFutebolCampeao/status/921748369780936705

Të ngjashme