Portieri i Manchester United, David de Gea ka thënë se ndihet si në shtëpinë e tij në Manchester dhe nuk e sheh veten duke u larguar nga klubi gjatë fundit të karrierës së tij si lojtar.
De gea ka qenë në formë të bujshme me United këtë seozn. Ai ka fituar i vetëm pikë për klubin në Premier League dhe Champions League.
31-vjeçari do të jetë në aksion kundër ish-klubit, Atletico Madrid në ndeshjen e parë të fazës së raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në mesjavë. Para ndeshjes, De Gea tha se është i lumtur në Manchester.
Sulmuesi shtoi se i do tifozët e “Djajve të Kuq” dhe qytetin, ndërsa la të kuptohej se do të preferonte të kalonte pjesën tjetër të karrierës së tij profesionale me gjigantët anglez.
“Më pëlqen fakti që kam lindur në Madrid, por në fund të fundit, është thjesht një qytet. Tani ndihem sikur jam nga Manchesteri, ndihem shumë mirë aty”.
“Aty ku të duan dhe të mirëpresin është shtëpia jote. Unë kam qenë këtu për shumë vite dhe padyshim, gjithçka mund të ndodhë në jetë, në botën e futbollit, por sinqerisht, nuk e shoh veten larg Manchester United”, tha gardiani spanjoll për “UEFA.com”./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë