Google ADS

David Beckham fiton 35 mijë funta në ditë pavarësisht pensionimit

13:22 | 10 Tetor 2017
Arbresh Info

Edhe pse janë bërë katër vite që nga pensionimi, David Beckham është ende duke siguruar më shumë se 1 milionë funta në muaj.

42-vjeçari fitoi pagë vjetore 12.7 milionë funta, apo 35 mijë në ditë, nga të drejtat imazhit të kompanisë së tij vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Të ardhurat madhështore të ish yllit të Anglisë dhe Manchester United e bëjnë të rankohet me fituesit më të mëdhenj aktual të Premierë Ligës.

David Beckham është pensionuar nga futbolli katër vite më parë
David Beckham është pensionuar nga futbolli katër vite më parë

Ai ka marrëveshje luksoze me firmat si Haig Club Whisky, H&M dhe Adidas që e bëjnë atë të jetë njëri nga atletët e pensionuar me më së shumti përfitime.

Beckham ka fituar në përgjithësi 45 milionë funta gjatë pesë viteve të fundit.

Pasuria e tij personale është rreth 165 milionë funta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme