Google ADS

David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrra ime të luaj atje

19:11 | 18 Nëntor 2024
D.H

Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës tek Lille, Jonathan David po kalon këtë sezon në formë spektakolare.

Teksa në një intervitstë ka folur edhe rreth së ardhmes së tij, shkruan Arbresh.info.

Ai ka treguar se cili është ekipi i ëndrrave të tij.

“Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi me të cilin jam rritur. Kur rritesh duke mbështetur një ekip, është ëndrra jote të luash për të”, tha ai për @TheAthleticFC.

David këtë sezon ka realizuar 13 gola dhe dy asistime në të gjitha garat me skuadrën e Lille.

24-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me francezët deri në qershor të vitit të ardhshëm./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme