Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të fillojnë zyrtarisht nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Kosova në këto lojëra do të marrë pjesë me nëntë garues, shkruan Arbresh.info.
Tani më është mësuar edhe data dhe ora e saktë se kur kosovar do të nisin garat për një medalje olimpike.
Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 28 korrik deri 3 gusht 2024.
Ndërsa e para që do të hap Olimpiadën është Distria Krasniqi, e cila ndeshjet do t’i zhvillojë me datë 28 korrik nga ora 10:00.
Një ditë më vonë do të garojnë xhudistët Nora e Akil Gjakova me fillim nga ora 10:00.
Kurse me datë 30 korrik në po të njëjtin orë luftën për medalje olimpike do ta nis Laura Fazliu.
LEXO EDHE:
Mësohet orari i saktë se kur do të ndeshen xhudistët kosovar në Olimpiadën e Parisit
Në këtë datë një orë më vonë garën do të nis edhe Adell Shabovic në sportin e notit.
Xhudistja e fundit nga Kosova, Loriana Kuka ndeshjet e saj i fillon me 1 gusht me fillim nga ora 10:00.
Donjeta Sadiku është garuesja e radhës që do të merr pjesë në sportin e boksit, ku fillon garën me datë 27 korrik ndërsa ora do të varet nga shorti që hidhet me datë 25 korrik.
Takimi i saj i parë do të jetë me fillim nga ora 15:00 ose 20:00.
Me dy gusht Gresa Bakraqi në sportin e atletikës në garën 800 m nis ëndrrën për medalje olimpike nga ora 19:45.
Kurse garuesja e fundit në këtë Olimpiadë është Hana Beiqi që do të garoj në not me 3 gusht nga ora 10:00./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist