Në xhiron e 22-të të Ligës Premier, Liverpooli mundi Chelsean me rezultat 4-1 dhe kështu ruajtën vendin e parë në tabelë dhe në qendër të vëmendjes ishte Darwin Nunez, i cili nuk shënoi asnjë gol.
Sulmuesi uruguaian ishte lojtari më pafat i mbrëmjes, pasi përveçse humbi një penallti, ai goditi katër herë shtyllën, duke vendosur një rekord në Ligën Premier.
Nga koha kur statistikat e këtij lloji janë mbajtur, askush nuk ka arritur të godas katër herë kornizën e portës dhe sulmuesi fatkeq i Liverpoolit ka hyrë në historinë e ligës më të mirë në botë.
Lojtari i dytë që regjistroi arritjen fatkeqe ishte Cristiano Ronaldo, i cili goditi tre herë shtyllën në të njëjtën ndeshje për Manchester United kundër Newcastle në tetor 2006.
I pari që e arriti këtë ‘sukses’ ishte, legjenda e Boltonit, Jay-Jay Okocha, i cili gjithashtu goditi shtyllën në tre raste kundër Tottenhamit në nëntor 2003.
Leandro Trossard dhe Timo Werner janë ndër lojtarët tjerë që e kanë barazuar këtë statistikë, por Nunez tani ka shkuar një më tej.
Reds aktualisht janë në vendin e parë me 51 pikë të fituara nga 22 ndeshje, pesë më shumë dhe një ndeshje më shumë se Manchester City, ndërsa Chelsea është i dhjeti me 31 pikë.
Në xhiron e radhës, Liverpooli do të vizitojë Arsenalin, ndërsa Chelsea do të presë Wolverhampton. /Telegrafi/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...