Darwin Nunez renditet i pari për shpejtësi në Premier League

09:56 | 11 Gusht 2022
K.B

Liverpooli mund të mos ketë qenë në performancën e tij më të mirë të shtunën kundër Fulhamit, por njëri nga lojtarët e tyre të rinj tregoi një ritëm serioz.

Ai lojtar ishte nënshkrimi i ri Darwin Nunez. Reprezentuesi i Uruguait regjistroi shpejtësinë më të madhe të çdo lojtari në divizionin elitar anglez fundjavën e kaluar

Sipas Viaplay, Nunez gjatë një ‘sprinti’ regjistroi shpejtësi prej 36.53 km/h, duke përfunduar i pari në listë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme