Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

09:14 | 28 Qershor 2024
L G

Ylli i Liverpoolit, Darwin Nunez, është në prag të thyerjes së një rekord të vjetër plotë 96-vjeçar, pasi shënoi gjatë ndeshjes së Uruguait kundër Bolivisë.

Mëngjesin e sotëm (e premte), Nunez drejtoi sulmin e Uruguait teksa ata u përballën me Bolivinë në stadiumin MetLife në New Jersey në kuadër të Copa America.

Ekipi i Marcelo Bielsas doli fitues me rezultat 5-0 falë golave ​​të Nunez, Facundo Pellistri, Maximiliano Araujo, Federico Valverde dhe Rodrigo Bentancur.

Sulmues i Liverpoolit, Nunez shënoi golin në minutën e 21-të, që ishte goli i tij i dytë në Copa America 2024, pasi shënoi kundër Panamasë në ndeshjen e parë.


Përveç kësaj, 23-vjeçari tani ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi për vendin e tij, duke barazuar rekordin e vendosur nga Hector Scarone, i cili e arriti për herë të parë këtë sukses 96 vjet më parë.

Nëse Nunez arrin të gjejë rrjetën kundër SHBA-ve në ndeshjen e tij të radhës, ai do të dalë i vetëm si rekordmen i shtetit të tij.

Nunez u eliminua largua në minutën e 83-të kundër Bolivisë, i zëvendësuar nga ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Suarez.

Gjatë sezonit 2023/24, ai shënoi 18 gola dhe 13 asistime në 54 paraqitje për Reds. /Telegrafi/

Të ngjashme