Të mërkurën u zhvilluan ndeshjen e para çerekfinale të ‘play-offit’ në Ligën Unike, ku fituan Prizreni 16 dhe Teuta e Durrësit, duke mundur Rahovecin, përkatësisht Tirana Neptun.
Te Prizreni 16 u dallua edhe një herë Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime, nëntë asistime, dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke pasur indeksin e ndeshjes, 36 apo më të lartin e xhiros.
Davis edhe një herë ishte vendimtar për prizrenasit, sidomos në dhjetë minutat e fundit, ku u vendos ndeshja. Ish-basketbollisti i Rahovecit bëri edhe sfidë të jashtëzakonshme, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të huaj në Ligën Unike dhe Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Davis për tri pikë nga gjashtë tentime, dy herë ishte i saktë, kurse për dy pikë nga 19 tentime, ishte i saktë tetë herë.
Tashmë prizrenasit kanë pesë pikë epërsi ndaj rahovecasve.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër