Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot paradite me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet Euro 2024.
Seanca e sotme u mbajt nëpër kushte të vështira të motit, me rrebesh shiu dhe erëra të forta, përcjell Arbresh.info.
Përkundër këtij fakti futbollistët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe më shumë formën e tyre fizike.
Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik.
Ata po kryejnë videoanaliza të stërvitjeve të kaluara dhe lojës së fundit, si dhe po e analizojnë me kujdes kundërshtarin, duke përgatitur strategjitë e duhura për këtë ndeshje.
Para nisjes për në Bazel, Dardanët do të mbajnë edhe një stërvitje të enjten, teksa të premten në mëngjes do të udhëtojnë drejt Zvicrës, ku të shtunën i pret përballja e radhës në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024./Arbresh.info
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...