Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyers stërvitjeve pas humbjes me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Në seancën e sotme stërvitore janë stërvitur vetëm futbollistët të cilët ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerimin në hotelin ku po qëndrojnë lojtarët kosovar.
Edhe pse ishte vetëm një miqësore, humbja nga Jordania ka bërë që zhgënjimi tek lojtarët të jetë evident dhe tashmë në ditët e mbetura deri tek dueli me Greqinë duhet të punohet në ngritjen e morali i ekipit, në mënyrë që në Athinë të kemi paraqitje sa më të mirë.
Përzgjedhësi, Primoz Gliha ka punuar pikërisht në këtë drejtim gjatë stërvitjes së sotme, teksa edhe futbollistët Toni Domgjoni dhe Blendi Idrizi u shprehën optimistë se në ndeshjen e radhës ekipi do të tregojë një fytyrë tjetër.
“Stërvitja ka qenë e mirë dhe intensive. Ndeshja e mbrëmshme nuk ka qenë aq e mirë, por ka qenë thjesht një lojë miqësore. Këtë lojë duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqendrohemi te dueli me grekët. Normalisht jemi të gjithë paksa nervozë pas asaj humbje, por duhet të koncentrohemi për lojën e ardhshme dhe të japim maksimumin”, ka thënë Domgjoni.
Zhgënjimin nga humbja e mbrëmshme e ka vënë në pah edhe Blendi Idrizi, i cili po ashtu beson në paraqitje shumë më pozitive ndaj Greqisë.
“Dita e djeshme ka qenë e vështirë, sepse kemi qenë paksa të demoralizuar por besoj që krejt jemi profesionistë dhe e kemi analizuar secili për veti atë paraqitje dhe prej sot duhet të shohim përpara drejt ndeshjes së radhës. Kundër Greqisë duhet të tregojmë se loja e djeshme ka ndodh njëherë dhe nuk duhet të ndodhë sërish”, është shprehur Blendi Idrizi.
Kosova të premten do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Prishtinë, derisa të shtunën në mëngjes do të udhëtoj drejt Athinës./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...