“Dardanët” të gatshëm, sonte ndeshja ndaj Rumanisë

09:06 | 16 Qershor 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e radhës.

“Dardanët” e zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Rumanisë.

Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për pozitën e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë.

Elbasan Rashani do të mungojë për shkak të lëndimit, kurse Edon Zhegrova poashtu është në dyshim për takimin.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme