Pas pritjes së gjatë e të pakuptimtë në aeroportin e Yeravanit në Armeni, Kombëtarja A e femrave u akomodua në hotel “Metropol” dhe mbajti seancën stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” kundër Armenisë.
Stërvitja u shtrua bazuar në analizën paraprake të ndeshjes Shqipëri-Armeni, nga e cila përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha taktikat e mundshme në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë.
Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe vashat janë të motivuara për fitore në mënyrë që sa më parë të harrohet humbja e thellë nga Kombëtarja e Belgjikës të enjten e kaluar. Ndeshja e nesërme kundër Armenisë zhvillohet në orën 16.00 sipas kohës së Kosovës.
Deklaratat pas stërvitjes
Edonë Kryeziu, kapitene
Kemi arritur të përgatitemi maksimalisht. Në ndeshjen me Belgjikën kemi pasur gabime e lëshime, prandaj besoj që këto gabime nuk do t’i përsërisim dhe shpresoj e besoj në fitore dhe në shtëpi do të kthehemi me tri pikë.
Erletë Mehmeti, futbolliste
Jemi përgatitur maksimalisht. Atmosfera në grup është shumë e mirë. Kemi luajtur ndeshje të fortë me Belgjikën dhe kemi nxjerrë mësimet e duhura nga kjo ndeshje, ndaj besoj në rezultat pozitiv.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale