Tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë shprehur mbështetjen e tyre për trajnerin e ri të kombëtares.
Federate e Futbollit të Kosovës vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.
“Mbështesim pafundësisht emërimin e vendorëve në shtab teknik dhe angazhimin e Glihas në krye të kombëtares. Duke marrë parasysh situatën, kërkojmë angazhim nga lojtarët e përzgjedhje të duhur nga tashmë trajneri i ri. Gjithmonë aty për Kosovën”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Gliha do të marr drejtimin e Kosovës, pas shkarkimit të Alain Giresse, për shkak të rezultateve negative./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...