Google ADS

Dardanët nisën për në Batumi të Gjerogjisë

09:13 | 1 Shtator 2021
KRG

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Batumi të Gjeorgjisë.

Ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Dardanët i kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa sot pasdite në orën 19:00 sipas kohës lokale në Gjeorgji, të përzgjedhurit e Bernard Challandes do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes së të enjtes, ku do të kenë mundësinë të ambientohen me fushën e stadiumit “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet pikërisht këtë mesjavë.

Atmosfera në kampin e Kombëtares së Kosovës është mjaft e mirë dhe të gjithë shpresojnë për rikthim tek rezultatet pozitive. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme