Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave nesër do të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku prej 8 deri më 14 nëntor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Evropianin “Lituania 2024”.
Kosova bën pjesë në Ligën B, në Grupin 3 dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt Evropianit duhet ta fitojë grupin ose të jetë skuadra e pozitës së dytë me bilancin më të mirë. Dardanet U19 kanë qenë të akomoduara për tri ditë në Kampin Nacional në Hajvali, ku nën drejtimin e përzgjedhëses Albina Rrahmani dhe stafit të saj kanë zhvilluar përgatitjet për këto ndeshje kualifikuese, përcjell Arbresh.info.
“Jemi grumbulluar prej të premtes në kamp. Stërvitjet kanë shkuar mirë, ku vajzat kanë treguar përkushtim dhe vullnet të madh për punë. Ato gjatë këtyre ditëve janë munduar të zbatojnë në përpikëri detyrat e dhëna”, tha ajo,
“Kemi një grup të mirë të futbollisteve, teksa nesër do të na bashkohen edhe vajzat që luajnë jashtë vendit, atmosfera në grup është shumë e mirë dhe i presim me pozitivitet ndeshjet kualifikuese”, shtoi Rrahmani.
“Jemi në një grup me ekipe që nuk i njohim shumë, por po mundohemi të përgatitemi sa më mirë, synimi ynë është të fitojmë ndeshjet një nga një dhe të promovohemi në Ligën A. Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë për ta arritur këtë objektiv, por motivi tek vajzat për sukses është i madh”, ka thënë përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Albina Rrahmani.
Ajo për këtë turne kualifikues do t’i ketë në dispozicion 20 futbolliste, pjesa dërrmuese e të cilave janë nga kampionati vendor. Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Azerbejaxhanit, më 8 nëntor.
Më pas ballafaqohet me Moldavinë, më 11 nëntor dhe në fund me Slloveninë, më 14 nëntor. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin