Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, priti sot në takim grupin e tifozëve të kombëtares, Dardanët.
Me këtë rast, kreu i FFK-së i falënderoi Dardanët për kontributin e tyre, për mbështetjen që i kanë dhënë futbollit dhe ekipeve tona kombëtare, për modelin dhe imazhin e mirë që i kanë dhënë vendit, duke veçuar kështu ndeshjen me Anglinë në shtëpi, pritje e cila u vlerësua lart nga FIFA dhe UEFA por edhe nga vet federata angleze.
Ademi po ashtu i njoftoi Dardanët me realitetin në futbollin e Kosovës i cili është krejt ndryshe nga ajo që po paraqitet nëpër disa mediat vendore.
Dardanët nga ana tjetër e falënderuan presidentin Ademi për punën e mirë, për mbështetjen që u ofron atyre, pastaj për implementimin e VAR-it në Kosovë dhe për shumë punë tjera të cilat gjithmonë janë në të mirë të futbollit, përcjell arbresh.info.
Kryetari i Dardanëve Lulzim Berisha, në emër të tifozerisë i ofroi presidentit Ademi mbështetjen e pakontestueshme edhe për mandatin e ri.
Ai po ashtu mohoi të kenë keqpërdorur biletat në ndeshjet e Kosovës dhe i siguroi presidentit Ademi se gjithmonë do të jenë në shërbim të vendit, në përkrahje të Kosovës, e në këtë periudhë zgjedhjesh në FFK edhe në mbështetje të plotë të presidentit Agim Ademi, të cilin e vlerësoi si njeriun më të kompletuar dhe më meritor për ta drejtuar futbollin e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...