Kombëtarja e Kosovës, sot ka zhvilluar seancën e tyre të fundit stërvitore para udhëtimit për në Bazel, ku do të përballet me Kombëtarën e Zvcirës.
Kjo ndeshje është e parafundit në kuadër të fazës kualfikuese për “Euro 2024”, teksa stërvitja, është mbajtur në kampin Nacional në Hajvali, raporton Arbresh.info.
Krahasim më dje, sot moti ishte në favorin e “Dardanëve” me rreze të lehta dielli.
Futbollistët ishin maksimalisht të përkushtuar dhe me dëshirë të plotë për të përmirësuar formën e tyre fizike.
Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik, ku në kënd të fushës, shiheshin duke bërë videoanaliza të stërvtijeve të kaluara, si dhe duke përgatitur strategjitë e duhurua për ndeshjen me Helvetikët.
Dardanët do të udhëtojnë nesër drejt Bazelit, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të shtunën në ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Kosova aktualisht gjendet në pozitën e katër të tabelës në grupin I me 10 pikë, ndërsa Zvcira kryeson me 16 pikë.
Mungesat tek Kombëtarja e Kosovës janë të shumta, ku në përballjen ndaj Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte lënduar “Pirati” Vedat Muriqi i cili pritet të mungojë deri në gjashtë javë.
Kurse kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani, si dhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, nuk janë grumbullar në këto ndeshjet e mbetuar të këtij cikli./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...