Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Gjeorgjinë, e cila luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja e sotme u zhvillua nën rrebeshin e shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistët që të kryejnë ushtrimet e zakonshme dhe të marrin instruksionet e fundit në fushë nga përzgjedhësi Bernard Challandes.
Ky i fundit, paraprakisht, doli në konferencën e zakonshme për media ku ritheksoi se ishte i pakënaqur me lojën e shfaqur ndaj Suedisë, por u shpreh optimist se Dardanët do të kenë paraqitje dukshëm më të mirë në ndeshjen e nesërme.
“Më duhet të pranoj se nuk isha i kënaqur me paraqitjen e ekipit në ndeshjen ndaj Suedisë. Pati mungesë të dëshirës, por e kemi analizuar lojën dhe kemi biseduar me lojtarët dhe pres që ndaj Gjeorgjisë të kemi dukshëm paraqitje më të mirë. Synimi ynë si ekip është që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin vitin e ardhshëm”, ka thënë Challandes.
Lexo edhe :
Challandes: Kam mbijetuar që tri vite e gjysmë, shpresoj ta bëj përsëri nesër
Ai po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar.
Ndërkaq, edhe sulmuesi i Dardanëve, Vedat Muriqi theksoi se në ndeshjen e nesërme do të hyjnë për fitore dhe se atmosfera brenda ekipit është e mirë dhe optimiste.
“Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por normalisht se nuk e nënçmojmë aspak kundërshtarin dhe për të arritur këtë duhet të japim më të mirën. Pres të kemi paraqitje më të mirë se sa ndaj Suedisë, ku u ndëshkuam nga gabime tona. Duhet ta kemi parasysh se Kosova është një kombëtare e re, por që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Atmosfera është shumë e mirë brenda ekipit dhe nuk është koha të merremi me kritika. Ne njihemi me njëri-tjetrin dhe vazhdimisht jemi të bashkuar. Duhet të qëndrojmë pozitivë“, ka thënë Muriqi.
Lexo edhe:
Muriqi: Në Suedi nuk luajtëm mirë, duam fitore ndaj Gjeorgjisë
Gjatë konferencës përzgjedhësi Challandes u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve për të ardhmen e tij të Kosova si dhe për kritikat e analistëve dhe opinionit për rezultatet e kohëve të fundit. /arbresh.info/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...